Drita kërkon ta shkruaj historinë, sonte ndeshja me gjigantin holandez

11:11 | 29 Korrik 2021
A. B.

KF Drita dhe Feyenoord do të përballen sonte në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Konferencës.

Drita kërkon të bëjë befasinë në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit ndaj Feyenoordit në kuadër të ndeshjes së dytë të këtij kompeticioni.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu deklaroi se kualiteti dhe forca e Feyenoordit nuk duhet t’i frikësojnë gjilanasit, por përkundrazi t’i motivojnë ata.

Ndërkohë, trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka deklaruar se nëse ata duan të fitojnë, duhet të bëjnë paraqitje më të mirë se sa bënë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ta lëvizin topin më shpejtë.

Ndeshja fillon në orën 20:00 në stadiumin ‘De Kuip” në Roterdam të Holandës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme