Google ADS

Sot varroset Alinda Kikaj-Idrizaj, nëna e pesë fëmijëve që vdiq në aksidentin në Kroaci

10:24 | 29 Korrik 2021
S D

Alinda Kikaj-Idrizaj do të varroset sot në fshatin Vitomiricë të Pejës në ora 14:00.

37 vjeçarja humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci të dielën.

Ajo ka lënë pas 5 fëmijë dhe bashkëshortin./arbresh.info/

Njoftimi i familjarëve:

Varrimi i të ndjerës Alinda Kikaj-Idrizaj, nga Tomoci (Gurrakoc) bëhet të enjten, me 29 korrik në ora 14.00h, në varrezat në fshatin (Arbëresh) Vitomiricë.

Funerali i të ndjerës Alinda Kikaj-Idrizaj, niset në ora 13.00h, nga shtëpia e babait Arif Kikaj, në Tomoc!

Siç dihet, Alinda Kikaj-Idrizaj, nga Tomoci, humbi jetën në aksidentin e së dielës (25.07.2021) në Magjistralen në Slavonski Brod, në Kroaci!

Alinda Kikaj-Idrizaj, ishte nënë e pesë fëmijëve.

Në aksidentin në Slavonski Brod (Kroaci) humbën jetën 10 persona që udhëtonin për Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme