Kaluan ilegalisht kufirin me Kosovën, arrestohen dy maqedonas dhe një serb

09:36 | 29 Korrik 2021
S D

Policia kufitare gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin me Kosovën.

Fillimisht në fshatin Zllakuqan policia arrestoi dy meshkuj shtetas të Maqedonisë, pasi që të njëjtit kishin kaluar ilegalisht kufirin.

“Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejte në Gjykatë dhe pas përfundimit të procedurave gjyqësore janë liruar”, njofton policia.

E në orët e mbrëmjes, policia në fshatin Banjë të Zubin Potokut ka arrestuar një person tjetër shtetas i Serbisë pasi që është takuar nga patrulla policore duke tentuar që ta kaloi ilegalisht kufirin Kosovë- Serbi.

“Gjatë kontrollës në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar pemë dhe perime pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme