Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta

09:16 | 29 Korrik 2021
V. S.

Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, për hyrje-dalje nga vendi pritet rreth 40 minuta, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa, thonë nga LAMM.

Sipas LAMM, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane po zhvillohet normalisht, ndërkaq trafiku në rrugët shtetërore është i pandërprerë./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme