Domgjoni, nga Turqia kalon në Zvicër

00:22 | 29 Korrik 2021
A. B.

David Domgjoni është larguar nga futbolli turk, për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Mbrojtësi i Kosovës për një vit e gjysmë ka qenë pjesë e Menemenspor në Ligën e Parë të Turqisë ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij. Ai tanimë edhe zyrtarisht është bashkuar me Luzernin ku është prezantuar në stadiumin ‘Swiss Spor Arena’.

Për Domgjonin ky është hapi më i madh deri më tani në karrierën e tij. 24 vjeçari më parë ka luajtur edhe për Tiranën, Kastriotin e Krujës, Lirinë e Prizrenit dhe Laçin. Prizrenasi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Luzernin, e cila do ta mbajë atë të lidhur me këtë klub deri në verën e vitit 2023.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme