Jashari i bindur në fitore: Qytetarët e Skënderajt janë rreshtuar në qeverisje me duar të pastra

23:39 | 28 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Bekim Jashari, ka zyrtarizuar sot rikandidimin e tij për Kryetar të Skënderajt, duke mëtuar kështu edhe për një mandat tjetër në udhëheqjen komunale.

Jashari u shpreh i bindur se do dalin fitues nga gara e 17 tetorit në zgjedhjet lokale, meqë siç thotë ai këtë e dëshmuan pjesëmarrësit në ceremoninë e hapjes, duke u rreshtuar në qeverisje me duar të pastra.

”Ne sot sapo bëmë zyrtarizimin e kandidaturës sime dhe listës sonë të pavarur, që do garojmë në zgjedhjet e tetorit. Dhe se sot, kjo prezencë, kjo mbështetje dhe përkrahje e qytetarëve të komunës më jep më shumë obligime dhe më shumë vendosshmëri dhe një vëmendje të veçantë që unë të jem shumë i kujdesshëm që këta qytetarë të mos i dëshpërojë por t’i gëzoj me punën dhe projektet që presim”, deklari Jashari.

”Unë do respektoj të gjithë kundërkandidatët, pa dallim, dhe kjo masë e qytetarëve sot, tregon më së miri rezultatin e zgjedhjeve. Ne do punojmë dhe në punët që na presim deri në ditën e zgjedhjeve, në projektet në vazhdim.Dhe betimi ynë është që amaneti i dëshmorëve, të gjithë të rënëve të vendit tonë, është që ne të jemi më të bashkuar mes vete, të punojmë natë e ditë pa u ndalur aspak, asnjëherë për ta ndërtuar dhe zhvilluar këtë vend, që të kemi mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë, në këtë rast të komunës time. Sepse ata dëshmorë nuk kanë ra që ky vend të jetë vetëm i lirë, por ranë që ne të jemi më të bashkuar dhe më të dashur mes vete. Nëse ne arrijmë që ta bëjmë këtë gjë, atëherë ne mund të themi me plotë gojën që amaneti i tyre ka shkuar në vend”, tha ai për KlanKosova.

”Prezenca e të gjithë këtyre qytetarëve nga të gjitha fshatrat e komunës tonë, qytetarë me të drejtë vote në Skënderajt, tregon më së miri faktin se si do të përfundojë rezultati i 17 tetorit 2021. Unë i uroj dhe respektoj të gjithë kundërkandidatët, por që qytetarët e kësaj komune nuk janë mësuar me balotazhe. O e votojnë njërin, o tjetrin, kështu sot po tregojnë që qytetarët e kësaj komune janë rreshtuar në qeverisjen e pastër, transparente me duar të pastra”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme