Haziri: LDK nuk ka nevojë të sillet si asnjë parti tjetër në opozitë

22:41 | 28 Korrik 2021
Arbresh.info

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar në Komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka nevojë të sillet si Lëvizja Vetëvendosje në opozitë.

Haziri në një postim në Facebook tha se “nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët e tyre”.

“LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së. Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën”, shkroi Haziri në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme