Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka lutur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje që të mos e kandidojë Agm Bahtirin për kryetar të Komunës së Mitrovicës.
Sipas tij, është turp që Bahitiri të rikandidojë, andaj, i lutet Kurtit që t’i kursejë nga qeverisja dhe niveli intelektual “nën mesatar”.
“Albini na e ka një borxh kësaj radhe, mos me qitë tipin e Agim Bahtirit sepse vërtet është turp, po flas si mitrovicali, po flas sepse jam votues… sepse niveli i menaxhimit të Mitrovicës dhe niveli intelektual është nën mesataren e qytetarëve që ai e përfaqëson. Në qoftë se… se Albini fuqinë politike që e ka sot… ka pafund intelektualë VV-ja në Mitrovicë… dhe unë besoj që kaq borxh Albini ia ka Mitrovicës… me të thanë të drejtën me na kursye, po i them publikisht kursena”, tha ai në KlanKosova.
Ndonëse, Bahtiri ka fituar dy mandate për të parin e Mitrovicës, Hasani thotë se pikërisht për këtë, Kurti duhet t’u bëjë nder qytetarëve të Mitrovicës dhe të kandidojë dikë që përfaqëson njerëzit e ndershëm të kësaj komune.
“Që e fiton votën kjo nuk do të thotë… pikërisht për këtë (arsye) po them që Albini për fuqinë që e ka i bën nder Mitrovicës me caktu dikën që përfaqëson mesataren e intelektualëve dhe njerëzve të ndershëm të Mitrovicës”, shtoi Hasani
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...