Dy protesta të planifikuara nga një grup skeptik i masave për koronavirus dhe programeve për vaksinim, janë bllokuar këtë fundjavë në Berlin nga ana e zyrtarëve të qytetit, transmeton dpa.
“Marrë parasysh situatën aktuale, ne kemi ndaluar dy organizimet, një për 31 korrik dhe një tjetër për 1 gusht”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.
Ai nuk ka përmendur çfarë organizime saktësisht janë anuluar.
Grupi Querdenken, ka bërë të ditura disa organizime për këtë fundjavë.
Vendimi pë disa organizime tjera do të merret ndërkohë.
Një ngjarje e organizuar për të dielën në qendër të Berlinit, është parashikuar se mund të mbledhë 22,500 pjesëmarrës, ka thënë, Michael Ballweg, zëdhënës i grupit.
Ngjarja është prezantuar me temën “Viti i Lirisë dhe Paqes – Jeta pas pandemisë”.
Anëtarët e këtij grupi kanë organizuar vazhdimisht ngjarje dhe marshe, teksa koronavirusi dhe kufizimet e lidhura me të, mbeten aktuale.
Policia e Berlinit ka thënë se janë duke u përgatitur për fundjavë shumë të ngarkuar./REL/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...