Kryeministri Kurti priti në takim Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger.
Sekretari Berger i shprehu kryeministrit ngushëllime për aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë, të cilët po udhëtonin nga Frankfurti për në Prishtinë.
Duke iu falënderuar, kryeministri Kurti i shprehu sekretarit Berger ngushëllime për jetët e humbura në disa pjesë të Gjermanisë, si pasojë e stuhisë dhe vërshimeve shkatërruese.
Rëndësia e bashkëpunimit dhe rritja e investimeve gjermane në Kosovë, ishte temë diskutimi, me theks të veçantë te mërgata e fuqishme në Gjermani.Sekretari Berger e përgëzoi kryeministrin Kurti për indikatorët e mirë ekonomikë të vendit, që siç tha ai, janë impresionues.
Ai tha se Gjermania do të mbështesë Procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët, si formë e bashkëpunimit rajonal, dalë nga Samiti i Sofjes, vitin e kaluar. U diskutua edhe për takimet e fundit në Bruksel dhe për ecurinë e mëtejshme dhe rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./arbresh.info/
Policia me aksion në Prizren, arreston tre persona për fajde...
Ushtarët letonez të KFOR-it patrullojnë përgjatë vijës kufit...
Bislimi u takua me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen
Interes i lartë për vaksinimin kundër gripit sezonal në Pris...
Uragani “Helene” në SHBA, mbi një milion banorë pa energji e...
Nesër do të bëhet përurimi i Klinikës së re të Ortopedisë