Presidenti amerikan, Joe Biden, është takuar të mërkurën në Uashington me lideren opozitare të Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, dhe ka thënë pas takimit se Shtetet e Bashkuara “janë me popullin bjellorus në kërkesën për demokraci dhe të drejta universale të njeriut”.
Në një deklaratë në Twitter, pas takimit me Tsikhanouskayan, Biden ka thënë se ka qenë i “nderuar” që e ka takuar atë në Shtëpi të Bardhë.
Tsikhanouskaya ka thënë në Twitter se Biden ka shfaqur “solidaritet me miliona banorë të patrembur të Bjellorusisë, që në mënyrë paqësore janë duke luftuar për lirinë e tyre”.
“Sot Bjellorusia është në front të betejës në mes të demokracisë dhe autokracisë”, ka thënë ajo.
“Bota është me ne. Bjellorusia do të jetë një histori suksesi”, ka thënë mes tjerash ajo.
Autoritetet bjelloruse kanë synuar të heshtin kritikët dhe mediat joshtetërore, pas protestave që kanë nisur në gusht të vitit të kaluar, si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.
Opozita dhe Perëndimi besojnë se Tsikhanouskaya ka fituar zgjedhjet, mirëpo Lukashenka pretendon se ka fituar mandatin e gjashtë në pushtet.
Që atëherë, ai ka shtypur protestat, ka burgosur gazetarët dhe ka detyruar shumicën e liderëve opozitarë, që nuk kanë qenë të burgosur, që të largohen nga shteti.
Perëndimi ka refuzuar ta njohë Lukashenkan si president dhe ka vënë një mori sanksionesh ndaj tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij./REL/
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...