Google ADS

Pogba del në mbrojtje të Biles: Gjithmonë fokusohemi në shëndetin fizik, por edhe ai mendor është i rëndësishëm

19:09 | 28 Korrik 2021
KRG

Paul Pogba ka dalë në mbrojtje të vendimit të gjimnastes, Simone Blies.

Gjimnastja amerikane, Simone Biles u tërhoq nga skuadra e gjimnastëve e cila duhej të paraqitej në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” për të mbrojtur shëndetin e saj mendor.

Katër herë kampionja Olimpike u tërhoq pas aktit hapës në gjysmëfinale dhe doli nga salla ku më pas ajo ka deklaruar se arsyeja që është tërhequr nga gara finale është shëndeti i saj mendor.

Blies deklaroi se shëndeti i saj mendor është primar dhe ajo nuk do të rikthehet në podium pavarësisht se doli e para në kualifikime deri sa të ndihej më mirë.

Në mbështetje të saj, doli edhe reprezentuesi francez, Paul Pogba i cili me një postim në rrjetin e tij social, Twitter doli krah amerikanes.

“Një moment prej një fuqie të jashtëzakonshme nga Simone Blies”, shkroi ai.

“Ne gjithmonë fokusohemi në aspektin fizik të shëndetit, por edhe ai mendor është po aq i rëndësishëm. Kur ju kujdeseni për të dyja, you do të shkëlqeni në jetë”, shkroi Paul Pogba./Lajmi.net/

Të ngjashme