Konjufca: 10 bashkatdhetarët tanë iu kthyen Kosovës në trajtën më të dhimbshme – nëpër arkivole

17:54 | 28 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka shprehur ngushëllime familjareve që humbën të afërmit e tyre në aksidentin në Kroaci, e të cilët po vinin nga Gjermania për në Kosovë.

Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e tërë Kosovë është e pllakosur në zi dhe dhimbje për bashkatdhetarët që humbën jetën në këtë aksident.

Ai ka thënë se 10 bashkatdhetarët tanë iu kthyen Kosovës në trajtën më të dhimbshme – nëpër arkivole.

Trupat e pajetë të tyre kanë arritur të martën në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme