Google ADS

Më 20 gusht mësohen kundërshtarët e Kosovës në parakualifikimet për ‘FIBA Eurobasket 2025’

17:30 | 28 Korrik 2021
KRG

Më 20 gusht në Gjermani do të hidhet shorti për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025.

Me këtë rast, do të mësohen edhe kundërshtarët e Kosovës A në konkurrencën e meshkujve.

Në short do të jetë i pranishëm drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova. Shorti do të hidhet nga ora 11:45, më 20 gusht.

Pas hedhjes së shortit do të bëhen të ditura edhe datat se kur do të luan Kosova A te meshkujt.

Kosova A është në vendin e 70-të të renditjes së FIBA-s dhe në vendin e 37-të në Evropë.

Të ngjashme