Është e papranueshme një gjendje e tillë që po mbizotëron në Komunën e Gjilanit, padyshim se një gjendje e tillë është edhe në shumicën e komunave në Kosovë.
Të gjithë jemi dëshmitarë të një keqmenaxhimi me mbeturinat brenda qytetit nga Kompania Ekohigjiena në Komunën e Gjilanit.
Qytetarët nuk duhet lënë anash për mospërfillje të rregullave të grumbullimit së tyre në qeset apo kontinjerët shtëpiak, si dhe mos kryerjen e obligimeve financiare ndaj Kompanisë, por megjithëatë faji mbetet te Kompania që nuk ka arritur me kohë të fusë nën ombrellën e pagesës të gjitha amvisëritë dhe bizneset, dhe borgjet janë akumuluar ndër vite, dhe ky kaos financiar që ka lejuar Kompania të ndodhë nga një keqmenaxhim prej vitesh, e ka shtyrë Kompaninë të humb reputacionin dhe seriozitetin e saj tek qytetarët.
Qytetarët janë të vetëdijshëm se mbeturinat nuk mblidhen kot së koti, ambienti i pastër u shërben atyre, por sa po e kryen tani punën e saj Kompania Ekohigjiena?
Edhe pse mbledhjet e mbeturinave bëhen rrallë, 1 herë brenda javës, pa dallim verë apo dimër (duke ditur se verës temperaturat rriten dhe kundërmimi është edhe më i madhë), edhe ky veprim bëhet në mënyrën më të keqe të mundshme.
Mënyra dhe organizimi i mbledhjes shkel e shko, duke lënë pas mbetjet e mbeturinave nëpër rrugë, pa qarë fare kokën për ndotjen që shkaktohet nga era dhe shpërndarja e tyre nëpër rrugë, me ç’rast edhe rritjen e kushteve për sëmundje infektuese, si dhe shtim të grumbullimit të qenve endacakë nëpër rrugë dhe qoshe të lagjeve tona ku jetojmë, është i papranueshëm dhe kjo gjendje duhet të jetë alarm për Komunën e Gjilanit dhe Menaxhmentin e Kompanisë Ekohigjiena.
Problemet e bredshme në Kompaninë Ekohigjiena nuk duhet të reflektohen jashtë saj, ngase qytetarët kërkojnë shërbim dhe jo problemet e Kompanisë.
Rrjedhjet nga kontinjerët e mëdha, por edhe ato të amvisërive (shtëpiake), që e bëjnë të padurueshme erën gjatë gjithë ditës, sidomos kur ato fillojnë të zbrazen nga Ekohigjiena, duhet të vihen në diskutim brenda kësaj kompanie nga menaxhmenti i saj.
Zëvendësimi i kontinjerëve më shpesh, të disa prej tyre edhe pastrimi i tyre, pastaj pastrimi i vendeve ku qëndrojnë kontinierët, njëkohësisht edhe ofrimi i mundësive të zëvendësimit të kontinjerëve shtëpiak, me mundësi pagese minimale për muaj, si shtesë karshi asaj obligative, do t’a lehtësonte gjendjen e tanishme që ky qytet po përballet me këtë problem kaq serioz ambiental.
Një pastrim më mirë i organizuar i qytetit, nga Kompania Ekohigjiena, do t’a ndryshonte për së miri gjendjen tmerruese që ka qyteti sot. Prandaj, duhet organet kompetente komunale të bëjnë trysni në menaxhmentin e kësaj Kompanie, që kjo gjendje të përmirësohet dhe të mos përsëritet, gjendje e cila është e njejtë ndër vite, duke e vënë nën kontroll këtë katrahurë, dhe një herë e përgjithmonë ky problem kaq serioz dhe ndikues në jetën e qytetarëve të marrë fund.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...