Qeveria ndan 430 mijë euro për specializantët

14:52 | 28 Korrik 2021
V. S.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e 430 mijë eurove për pagesën e specializantëve për muajin korrik.

“Këtë ndryshim e kemi reflektuar në rishikim të buxhetit. Por duke qenë se sot është miratuar, duhet të marr sot këtë vendim e pastaj i rishikojmë kushtet. 430 mijë euro për specializantët për muajin korrik 2021. Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ju ftoj që të miratoni këtë propozim”, ka thënë ministri për Buxhet, Hekuran Murati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme