Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021.
“Kuvendi e miratoi ligjin nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. Me këtë rast i mbylli punimet e kësaj seance plenare”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Vetëm një amandament i opozitës ka kaluar nga 35 sa ishin gjithsej. Amandamenti i opozites u bë nga deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra për ndërtimin e një kopshti femijësh në Skenderaj.
Seanca tjetër e paraparë që të nisë nga ora 14:00 është shtyrë për në ora 15:00./arbresh.info/
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra