Google ADS

Nis me një minutë heshtje seanca e Kuvendit të Kosovës

11:07 | 28 Korrik 2021
L G

Me një minutë heshtje në nderim të dhjetë mërgimtarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci derisa po vinin në Kosovë, ka nisur seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën, kur autobusi me të cilin udhëtonin – nga Frankfurti për në Prishtinë – doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod të Kroacisë.

Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë.

Shoferi u ndalua nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa të martën atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të martën mbrëma, në Kosovë arritën 21 të mbijetuar të aksidentit.

Ata u pritën në aeroportin në Prishtinë nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës, ndërsa më pas u shoqëruan nga familjarët e tyre./arbresh.info/

Të ngjashme