Policia kroate ka dal me disa informacione të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Slavonski Brod, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.
Sipas policisë, shoferi i autobusit është dërguar në burgun e Pozhegës dhe identiteti i të gjitha viktimave është zbuluar.
”Dje (27 korrik), gjyqtari hetues mori në pyetje 52-vjeçarin dhe më pas atij iu caktua një muaj paraburgim. Në të njëjtën ditë, i pandehuri është dërguar në burgun e Pozhegës. Është e rëndësishme të theksohet se identitetet e dhjetë viktimave janë vërtetuar”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan portal kroat Index.Hr.
Ndryshe, trupat e viktimave që vdiqën në aksidentin tragjik në Kroaci, pritet që të arrijnë në Kosovë sot rreth orës 12:00.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për T7 nga kompania e funeraleve që po e kryen transportin.
Mërgimtari Mentor Zekolli ka thënë se kjo ngjarje është shumë e rëndë për ta, derisa i ka lutur shoferët që të kenë shumë kujdes gjatë vozitjes.
“Jam vetë gurbetqar e di dhimbjen se kur i ndodh dicka familjes. Pata dëshirë të jem këtu. Një ngjarje e tillë është shumë e randë për neve gurbetqarëve. E dijmë dhimbjen shumë. Një rast shumë tragjik për neve shqiptarëve kudo që janë, dhe i kisha lut shoferat që të kenë shumë kujdes”, ka thënë Zekolli për T7.
Përveç Zekollit, në këtë vendkalim kufitar janë grumbulluar edhe qytetarë të tjerë, të cilët kanë dashur t’i nderojnë viktimat e këtij aksidenti.
Ndryshe, dhjetë veta me prejardhje nga Kosova humbën jetën, kur autobusi me të cilin udhëtonin – nga Frankfurti për në Prishtinë – doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod.
Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë.
Shoferi u ndalua nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa të martën atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Të martën mbrëma, në Kosovë arritën 21 të mbijetuar të aksidentit.
Ata u pritën në aeroportin në Prishtinë nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës, ndërsa më pas u shoqëruan nga familjarët e tyre.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...