Propozim-data për zgjedhje lokale mbetet 17 tetori sipas Kodit Penal, por për momentin nuk dihet nëse këshilltarët do të kenë lista të hapura.
Kryeministri Zoran Zaev dje tha se propozimi se sipas grupit të punës ku marrin pjesë të gjitha partitë politike, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor ashtu siç është e vërtetuar edhe nga Kodi Penal.
“Kishte mëdyshje për shkak të tre ditëve gjatë fushatës, por në fund u vendos se ato tre ditë nuk do të ndryshojnë asgjë. Regjistrimi është aktivitet i thjeshtë që përfund ditën, ndërsa fushatat natën. Regjistrimi gjithmonë ka zgjatur 20 ditë, këtë herë është caktuar 30 ditë dhe mund të përfundojë më herët. Kjo do të thotë se ka mjaftueshëm kohë dhe nuk ka nevojë nga ndryshime nga data e zgjedhjeve”, tha Zaev.
Ndryshe, javën e kaluar Zaev propozoi që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor për shkak të shmanget përfshirja e fushatës me regjistrimin e popullsisë, por OBRM-PDUKM refuzoi këtë propozim dhe akuzoi kryeministrin se pa konsultime ndryshon datën e zgjedhjeve./Telegrafi/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...