Real Madridi duket se po tenton të bëjë një revolucion të madh në skuadër në këtë verë, duke i vënë pothuajse të gjithë lojtarët në shitje.
Sipas asaj që raporton El Transistor, Los Blancos nuk do të mbajnë lojtarë që duan të largohen dhe janë të gatshëm t’i shesin për ofertën e duhur.
Rasti i Raphael Varanes në kalimin te Manchester United tregoi se Real Madridi nuk do e ndalojë asnjë lojtar që të largohet në këtë verë.
Mbrojtësi francez kaloi te Djajtë Kuq për një shumë mbi 50 milionë euro, gjersa me largim lidhen edhe disa lojtarë të tjerë.
Isco Alarcon mund të jetë lojtari i radhës që mund të shitet, dhe për të madrilenët kërkojnë 30 milionë euro.
Lucas Vazquez mund të jetë një tjetër futbollist që mund të largohet, e që këtyre dyve mund t’iu bashkangjiten edhe Vinicius Junior, Gareth Bale, Nacho, Eden Hazard, e disa të tjerë.
Natyrisht se me këto largime, Real Madridi ka një plan për zëvendësime, dhe që të arrijnë shumë e transferimit për Kylian Mbappen që hapur e do kalimin te Los Blancos. /telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...