Izolimi në Sydney të Australisë është zgjatur edhe më një muaj tjetër teksa rastet e infektimeve më Covid-19 vazhdojnë të rriten.
Qyteti më i madh në Australi ka qenë në izolim që nga fundi i qershorit për shkak të një vale infektimesh me variantin Delta. Më shumë se 2500 persona janë infektuar në Sydney, e cila konsiderohet si vala më e keqe e infektimeve.
Në New Suoth Wales, ku Sydney është kryeqytet u raportuan 177 raste të reja të mërkurën, dita më e lartë e infektimeve që nga Marsi i 2020. Kryetarja e New Suoth Wales, Gladys Berejiklian tha se ishte e pamundur të hiqej izolimi për qytetin të premten, ashtu siç ishte planifikuar më herët.
Ajo njoftoi se lëvizja duhet të bëhet brenda 10 km dhe për nevoja esenciale.
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...