Termet prej 4.2 shkallë të Rihter në Shqiperi

22:23 | 27 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Lëkundje të forta janë ndjerë sot në qytetin e Lezhës dhe në Durrës. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik mes Lezhës dhe Durrës, në një thellësi 2 kilometra.

Deri tani mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.2 të shkallë Rihter.

Nga raportimet e deritanishme, mësohet se lëkundja ka zgjatur disa sekonda dhe ka shkaktuar panik tek banorët.

Ndërkohë nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar për shkak të lëkundjeve./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme