Qeveria e Kosovës ka njoftuar se bashkatdhetarët që u aksidentin në Kroaci e që janë në gjendje shëndetësore stabile do të arrijnë në Kosovë pas orës 22:00.
Qeveria ka theksuar se është duke punuar me të gjitha kapacitetet për tu ofruar kujdesin dhe trajtimin e duhur.
Sipas njoftimit transporti nga Aeroporti ”Adem Jashari” tek familjarët do të sigurohet nga Qeveria.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Qeveria e Republikës së Kosovës me të gjitha institucionet dhe kapacitetet e veta po punon maksimalisht për t’u ofruar kujdesin dhe trajtimin e duhur bashkatdhetarëve tanë të aksidentuar në Kroaci.
Institucionet e Kosovës në koordinim me institucionet e Kroacisë, kanë organizuar kthimin e bashkëqytetarëve tanë në Kosovë, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Ata do të vijnë sonte me transport ajror, pas orës 22:00.
Qeveria do të organizojë transportin dhe përcjelljen e bashkqytetarëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” deri te familjet, në vendbanimet e tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me familjet e viktimave lidhur me procedurat e kthimit në Kosovë të trupave të personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës./arbresh.info/
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...