Google ADS

Tahiri: Kurti shkoi në Kroaci vetëm për të shfaqur mërzinë, pamë vetëm angazhimin e Qeverisë së Kroacisë

17:04 | 27 Korrik 2021
Arbresh.info

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike, ka treguar se të hënën do të mbahet seancë parlamentare, për të diskutuar për punën 100 ditore të Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se është hera e parë që raporti 100 ditor nuk e prezantohet para kuvendit vet nga kryeministri, por duhet që opozita të thërras seancë.

“Ne e shohim mosvullnetin dhe mosgatishmërinë e qeverisë për te raportuar, sepse nuk shohim asnjë nismë nga kjo qeveri”, tha Tahiri.

Ai tha se shumicën e angazhimit në kuvend e ka bërë opozita, dhe jo nga pozita.

Tahiri kritikoi edhe buxhetin pasi që sipas tij, lë shumë për të dëshiruar.

I pyetur nëse është i kënaqur me reagimin e qeverisë për ngjarjen në Kroaci, Tahiri tha se krejt çka kemi pa nga qeveria, ka qenë mërzitja e zotit Kurti, dhe se kanë parë vetëm angazhimin e qeverisë së Kroacisë.

”Krejt çka kemi pa nga qeveria, ka qenë mërzitja e zotit Kurti, por edhe s’kanë pas çka me bë pasi që aksidenti ka ndodhur në Kroaci, kemi parë vetëm angazhimin e Qeverisë së Kroacisë. Nuk kemi pas ndonjë reagim konkret nga Qeveria e Kosovës”, përfundoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme