Aksidenti tragjik në Kroaci, të mbijetuarit nisen për në Kosovë

16:45 | 27 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Qytetarët e Kosovës të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik në Kroaci kanë nisur për tu kthyer në atdhe.

Mediumi kroat 24sata ka publikaur pamje të nisjes së qytetarëve për ne aeroport ku edhe do të udhëtojnë në Kosovë.

Ndërkohë gjatë ditës , ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobus i një kompanie nga Kosova, të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00.

Ministri Sveçla ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se në mbrëmje pritet që në Kosovë të kthen edhe trupat e personave që nuk arritën t’i mbijetojnë aksidentit.
Ora e saktë nuk dihet ende, për shkak të autopsisë që po kryhet në shtetin e Kroacisë.

Trupat e pajetë do të kthehen në Kosovë me transport rrugor.

Si pasojë e aksidentit të së dielës, kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar të martën për lirimin nga spitali të 26 personave të plagosur në aksident derisa ka thënë se 15 persona janë duke u trajtuar ende.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Disa nga personat e plagosur do të vazhdojnë të trajtohen në shtetin e Kroacisë, disa do t kthehen në Gjermani, ka thënë ministri Sveçla.

Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Njëri shofer ka vdekur, ndërsa tjetri, i cili ka qenë duke vozitur, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të ngjashme