Google ADS

39 raste të reja me coronavirus në Maqedoninë e Veriut

15:10 | 27 Korrik 2021
A. B.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3,839 teste, ndërsa janë regjistruar 39 raste të reja me coronavirus.

Në Tetovë-14, Shkup-12, Gostivar-5, Kumanovë-4, Kërçovë-2 dhe nga 1 në Manastir dhe Vallandovë.

Nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje.

Janë regjistruar 12 pacientë të shëruar nga coronavirusi: Tetovë – 6, Shkup, Gostivar dhe Dibër nga 2.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156,124, numri i pacientëve të rikuperuar është 150,307, numri i të vdekurve është 5,491, ndërsa numri i rasteve aktive është 326./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme