42 raste të reja me COVID-19

15:01 | 27 Korrik 2021
A Z

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 42 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës. Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613. Në total numri i rasteve aktive është 195./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme