Heiko Maas: Bashkë me miqtë tanë në Kosovë dhe Kroaci mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm

14:06 | 27 Korrik 2021
A. B.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka reaguar për aksidentin tragjik në Kroaci i cili mori jetën e 10 personave mëngjesin e së dielës.

Ministri Maas ka thënë se ekipet e ministrisë që drejton janë në kontakt me Kosovën dhe Kroacinë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman, shkruan arbresh.info

“Së bashku me miqtë tanë në Kosovë dhe Kroaci ne mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm të autobusit. Ekipet tona janë në kontakt të ngushtë për të ndihmuar të mbijetuarit. Ne tani kemi edhe një gjë të sigurt të trishtë se në mesin e të vdekurve është edhe një shtetas gjerman”, ka shkruar Maas.

Kujtojmë se, në këtë aksident trafiku, 10 persona vdiqën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme