Qeveria çeke sot ka sjellë vendim që të dërgojë si dhuratë 2,39 milion doza të vaksinave kundër covid për 12 vende të ndryshme, përfshirë këtu dhe Maqedoninë e Veriut.
Donacioni bazoeht në marrëveshjen e liderëve të vendeve anëtare të BE-së që të dorëzojnë 100 milion doza të vaksinave për vendet e treta.
“Vendet anëtare mund të konfirmojnë vendet me prioritet në dhuratat evropiane, të cilave duan t’u dërgojnë vaksina nga kuotat e tyre”, deklaroi sot ministri çek i shëndetësisë, Adam Vojteh, duke shtuar se 250 mijë doza vaksina janë ndarë për Vietnamin, 30 mijë për Tajvanin.
Çekia gjithashtu ka hequr dorë nga 1 milion vaksina nga kompania “Pfizer” në interes të Sllovakisë, por Sllovakia do të duhet të paguajë për këto vaksina.
Çekia ka porositur gjithsej 23,9 milion doza vaksina të regjistruara në BE, deri tani i janë dorëzuar 9,6 milion dhe sipas ministrisë, nuk mund të shfrytëzohen të gjitha.//Zhurnal.mk
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’