Dy prodhuesit e vaksinave, Pfizer dhe Moderna kanë nisur testimet për të aplikuar vaksinën anti-Covid tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Testimet nisën pas kërkesës së Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.
Testet e Pfizer dhe Moderna tek kjo grupmoshë do të ndihmojnë për të kuptuar efektet anësore të vaksinave anti-Covid te fëmijët, sidomos në identifikimin e rasteve të sëmundjeve të rralla të zemrës që kanë prekur të rinj nën moshën 30 vjeç, shkruan bbc.
Pfizer pranoi zyrtarisht se ka nisur më 8 Qershor provat klinike tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç, ndërsa më 21 Qershor ka nisur testet tek fëmijët nën 5 vjeç.
Në këtë studim janë përfshirë 4500 persona nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Finlanda, Polonia dhe Spanja.
Rezultatet e para të këtyre provave klinike pritet të dalin në muaijn Shtator.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...