Stacioni Policor në Rahovec ka marr informacion se ka të shtëna me armë zjarri në fshatin Denjë të komunës së Rahovecit, shkruan arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar tre persona të dyshuar të cilët kishin shtënë me armë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme si dhe janë konfiskuar tri armë të mbajtura pa leje, thuhet në njoftimin e policisë.
Personat e arrestuar janë:
• B. B. lindur me 1986 m/k/sh
• P. M. lindur me 1991 m/k/sh
• B.M. lindur me 1984 m/k/sh
Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një armë automatike AK-47, një karikator dhe 11 fishek të kalibrit 7.62 mm.
• Një pistoletë e tipit TT, një karikator.
• Një pistoletë e tipit Stoeger, dy karikator dhe 79 fishek të kalibrit 9 mm
Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit pas përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar mbahen në ndalim policor për 48 orë.
Fotografi të armëve dhe municionit./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...