Edhe pse në një vit pandemik, që kufizoi udhëtimet, mbi 2 mijë fëmijë nga Shqipëria aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Zvicër.
Të dhënat u publikuan nga Zyra Evropiane e Statistikave, në raportin e fundit për aplikimet për azil nga fëmijët, nga Shqipëria përbënin 12 për qind të totalit nga shtetet evropiane. Në vend të parë është Turqia me 24 për qind dhe Rusia me 23 për qind.
Të dy këto shtete kanë një popullsi shumë më të lartë se vendi ynë, duke bërë që Shqipëria të jetë rekord për aplikimet për azil të fëmijëve në raport me popullsinë.
Në vend të katërt është Moldavia me 10 për qind dhe më pas renditet Serbia me 8 për qind.
Franca, më e preferuara për fëmijët shqiptarë
Sipas Eurostat, në total kishte 2,125 aplikime nga fëmijët shqiptarë në vendet e BE-së dhe Zvicër në 2020-në, nga të cilët gati 83 për qind ishin nën 14 vjeç. Në krahasim me vitin e mëparshëm aplikimet kanë rënë rreth tre herë për shkak të kufizimeve të pandemisë.
Destinacioni kryesor i aplikimeve të fëmijëve është Franca, që njihet si një shtet me praktika më sociale. Në 2020-në, ai përbënte 44 për qind të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania me 22.6 për qind, Greqia me 11.3 për qind, Belgjika me 6.8 për qind, Italia me 5.8 për qind dhe Suedia me 3.7 për qind.
Në vitin 2019, rreth 10 për qind e aplikimeve nga fëmijët u bënë në Britaninë e Madhe, por në 2020-në, Eurostat nuk ka raportuar të dhëna për shtetin që ka dalë tashmë nga BE-ja.
Aplikimet e fëmijëve shqiptarë për azil në 2020-në zinin 34.3 për qind të totalit.
Aplikimet në total
Sipas Eurostat, në vitin 2020, rreth 129.6 mijë fëmijë paraqitën një kërkesë për herë të parë për azil në BE që korrespondon me 31 për qind të numrit të përgjithshëm të kërkesave për herë të parë të azilit të regjistruar në BE. Midis atyre fëmijëve, 10 për qind ishin të mitur të pashoqëruar që korrespondonin me 3 për qind të numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë.
Në të gjithë shtetet anëtare të BE-së, përqindja e fëmijëve në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë ndryshonte në vitin 2020 nga 54 për qind në Gjermani në 6 për qind në Sllovaki, ndërsa pjesa e të miturve të pashoqëruar në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë ishte më e larta në Bullgari me 23 për qind dhe më e ulëta në Spanjë me 0.1 për qind. Në Çeki, Estoni, Letoni, Lituani dhe Hungari nuk u regjistrua asnjë aplikim nga të miturit e pashoqëruar nuk u regjistrua në vitin 2020.
Në lidhje me vendin e shtetësisë së aplikantëve të mitur për herë të parë të azilit në vitin 2020 më shumë se gjysma apo 52 për qind e fëmijëve kishin një shtetësi të një vendi aziatik, 22 për qind afrikane, 13 për qind nga Amerika dhe 9 për qind kishin një shtetësi evropiane nga një vend jo i BE-së. Siria me 25 për qind të numrit të përgjithshëm të fëmijëve që kërkojnë azil për herë të parë, ishte shtetësia kryesore e azilkërkuesve të mitur për herë të parë në 2020.
Pjesa e të miturve të pashoqëruar në numrin e fëmijëve që kërkojnë azil për herë të parë nga kontinenti ishte 15 për qind për Azinë dhe 11 për qind për Afrikën, ndërsa kjo pjesë ishte e barabartë me 2 për qind për Evropën dhe 1 për qind për Amerikën. Në vitin 2020, vendi kryesor i shtetësisë së aplikantëve të azilit që konsiderohen të mitur të pashoqëruar ishte Afganistani me 41 për qind e totalit të BE-së të të gjithë aplikantëve që konsiderohen të mitur të pashoqëruar. /Monitor/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...