Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë bërë të ditur se kanë rikthyer komunikimet kufitare, të cilat ishin bllokuar për më shumë se një vit.
Dy udhëheqësit e kanë telefonuar për herë të parë njëri-tjetrin nëmënyrë që t’i rivendosin lidhjet, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Njoftimi i përbashkët ka qenë zhvillimi i parë pozitiv, pas një serie samitesh të dështuara mes ish-Presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikoren, Kim Jong Un.
Media shtetërore koreano-veriore, KCNA, ka thënë se të gjitha kanalet e brendshme koreane, do të rikthehen më 27 Korrik, në përputhje me marrëveshjen e arritur mes të Kim Jong Unit dhe Presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in.
Ata kanë zhvilluar bisedën e parë telefonike më 27 Korrik, ka thënë Ministria për Bashkim në Seul.
KCNA e ka konsideruar rinisjen e kontakteve si “hap të madh drejt përmirësimit të besimit dhe promovimit të pajtimit”.
Kim pranon se në Korenë e Veriut ka “krizë të madhe”. Zyrtarë koreano-jugorë kanë thënë se të dy liderët kanë shkëmbyer shumë letra prej Prillit të vitit të kaluar.
Prej marrjes së pushtetit nga Presidenti amerikan, Joe Biden, Peniani dhe Uashingtoni nuk kanë komunikuar në nivel diplomatik.
Kim ka thënë në muajin Qershor se Peniani duhet të përgatitet si për dialog ashtu edhe për përballje me Uashingtonin, derisa Shtëpia e Bardhë është zotuar për qasje praktike.
Shtetet e Bashkuara kërkojnë çarmatosjen e Koresë Veriore, në mënyrë që këtij vendi t’i hiqen sanksionet e ashpra. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...