Qindra njerëz janë evakuuar në pjesën qendrore të Sardenjës së Italisë, ku zjarret në natyrë po i kërcënojnë zonat e banimit.
Rreth 900 persona janë evakuuar nga zona, ku tymi ka arritur në disa zona banimi, thanë zjarrfikësit, por deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar apo të vdekur.
Franca dhe Greqia kanë dërguar aeroplanë e helikopterë për t’i ndihmuar autoritetet italiane që t’i shuajnë zjarret. Ekipet e huaja po punojnë bashkë me dhjetë ekipe vendëse të zjarrfikësve dhe aeroplanëve të tjerë.
This Is what’s happening in my island, Sardinia.
The flames had destroyed several houses, business and killed many animals,many people were evacuated luckily.
This Is all terrifying, its very bad to see our land being destroyed in this way,we live thanks to our land and – pic.twitter.com/gI700UKssq— Chiara❤️ (@staychiara01) July 26, 2021
Zjarret, të cilat nisën gjatë fundjavës dhe janë përhapur nga erërat e jugut, deri më tani kanë djegur rreth 20 mijë hektarë tokë në provincën Oristano, shkruan Indipendent, transmeton Gazeta Express.
Gjatë fundjavës, zjarrfikësit italianë u munduan që ta shuanin një zjarr afër qytezës Montiferro, i cili ka detyruar 400 persona që të shpërngulen.
Një banore e Sardenjës tha se zjarret kanë vrarë kafshë, kanë shkatërruar shtëpi e biznese. “E tërë kjo është tmerruese, është shumë keq që ta shohim vendin tonë duke u shkatërruar kështu”, shkroi ajo.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...