Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”.
Në këtë ceremoni, pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.
“Sot, 27.07.2021 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”. Në zbulimin e pllakës përkujtimore pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës. Vendi ku bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore do të jetë objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Prishtinë, (hapësira e jashtme para objektit)”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kosova – Qipro, shitën të gjitha biletat
Dogana kap 1 kilogram ari të padeklaruar në aeroport, vlera ...
Aksident trafiku në Gjakovë, lëndohen katër persona
“Brate”, Kusari-Lila e quan vëlla Simiqin – merren ves...
Mali i Zi me më pak se 5% të banorëve shqiptarë
Hapja e negociatave, Begaj: Tani e kemi ne në dorë rrugëtimi...