Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Ferizaj, M.E, 27 vjeçar, i cili kërkohej për shitje të substancave narkotike.
Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë muajve, për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge”./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që, mbrëmë të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet M.E (M/K) , 27 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajve, për veprën penale:‘’Blereje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...