Djali i bilionerit George Soros është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në jug të vendit tonë, për të shijuar rivierën shqiptare.
Në një postim në Instagram, Alex Soros nuk e fsheh kënaqësinë e të takuarit me “mikun e tij të mirë, Kryeministrin Edi Rama”.
Në foton e publikuar nga vetë djali i George Soros, Rama duket që i ka hedhur dorën në qafë. Alex Soros ka zgjedhur të postoje edhe disa foto nga deti i pastër i jugut të Shqipërisë.
“Ishte e mrekullueshme të kthehesha në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shfletoni disa fotografi të nje nga rivierave më të bukura dhe të paprishura të Evropës“, shkruan djali i Soros.
Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende për këtë takim, por rikujtojmë se ndaj tij kanë qenë të shpeshta akuzat nga personazhe të ndryshëm të opozitës, përfshirë këtu ish-kryeministrin Berisha, për lidhjen me George Soros, që sipas tyre ka një plan për destabilizimin e vendit duke kapur reformën në drejtësi./gazetashekulli/
View this post on Instagram
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç