Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Artur Kalanë si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 8 gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.
Artur Kalaja, tashmë është emëruar si anëtari më i ri në Gjykatën së Lartë, i cili është përzgjedhur për t’u emëruar përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.
Në dekretin e Presidentit Meta, ai përsërit edhe një herë thirrjen ndaj KLGJ-së së, duke theksuar se duhet të vijojë angazhimin me ritme të shpejta për procedurat për emërimet e tjera në Gjykatën e Lartë.
“Presidenti i Republikës, vlerëson të risjellë edhe njëherë në vëmendje të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë institucioneve të tjera shtetërore të përfshira në këtë proces, se bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, por njëkohësisht dhe funksionimi me trupat e nevojshme gjyqësore të Gjykatave të Apelit, është me rëndësi jetike për vendin, lidhet direkt me procesin e integrimin Europian, stabilitetin e Shqipërisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.” thuhet në dekretin e Metës./mapo.al/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?