MPJD: Në Kroaci trajtimin do ta vazhdojnë 15 pacientë, një në gjendje të rëndë

15:54 | 26 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate përmes ambasadës së Kosovës në Zagreb, lidhur me gjendjen e bashkatdhetarëve të aksidentuar dje në Sllavonski Brod, njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali.

Trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Vetëm një rast është në gjendje më të rëndë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme