Driton Kuka ka publikuar një fotografi në Facebook, pas suksesit të Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Nora arriti të siguronte medaljen e artë pasi triumfoi në finale ndaj francezes Sarah Leonie Cysique.
Xhudistja kosovare me trimfin e saj i ka siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike në Tokio, dhe të tretën në përgjithësi.
Majlinda Kelmendi “Rio de Janeiro 2016”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakovë në “Tokyo 2020”.
Pas këtyre sukseseve Driton Kuka ka postuar një foto në llogarinë e tij në Facebook me mbishkrim “Me kampionen nr. 3 Olimpike për popullin shqiptar, Kosova mbi të gjitha…”. /Lajmi.net/
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...