Google ADS

Kurti: Zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë, Nora Gjakova

13:55 | 26 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Nora Gjakovën për suksesin në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Tëitter, Kurti ka thënë se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, në këto ditë të vështira, shkaku i aksidentit tragjik në Kroaci.

“E dyta e artë për Kosovën në Lojërat Olimpikë të Tokios”.
“Në këtë ditë hidhërimi, ndërsa vajtojmë për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Kroaci, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë, Nora Gjakova, në #Tokyo2020, e cila fitoi #të artën në – 57 kg # Judo”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme