Mbi 20 pacientë, të lënduar nga aksidenti me autobus në Kroaci, janë të gatshëm të lëshohen të hënën nga spitali. Ndërsa, njëri nga pacientët është në gjendje kritike.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Sllavonski Brod, Josip Samarxhiq tha se “dy pacientë me rrezik për jetën janë ende në njësitë e kujdesit intensiv dhe gjendja e tyre po monitorohet nga afër dhe i nënshtrohet metodave të kujdesit intensiv”.
“Në orët e paradites, shtatë operacione u kryen te të lënduarit e aksidentit të djeshëm të trafikut, ndërsa gjatë ditës, 20-25 pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi “, tha Samarxhiq.
Të dielën, dhjetë veta me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.
Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.
Në pansionin, që ka pranuar udhëtarët që nuk kanë qenë të lënduar nga aksidenti, janë 15 persona.
Autoritetet kroate thanë të hënën se identiteti i tetë viktimave nga aksidenti me autobus në Kroaci tashmë është konfirmuar kurse për dy të tjerë po vazhdon procesi i identifikimit, sipas policisë në Kroaci.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se në organizim e sipër është udhëtimi për në Kosovë i të gjithë atyre që janë në gjendje të udhëtojnë.
“Sapo të jenë kryer procedurat e nevojshme, trupat e atyre që humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm, do të sillen në destinacionin e dëshiruar nga familjet e tyre”, tha po ashtu Gërvalla./Rel/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...