Policia sekuestron mall të kontrabanduar pa dokumente mbi prejardhjen e mallit

11:41 | 26 Korrik 2021
Arbresh.info

Patrulla policore e Policisë Kufitare, më datë  27.07.2021 rreth orës 23:00, gjatë patrullimit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në afërsi të fshatit Herticë, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar F.H (1991).

Gjatë kontrollit të veturës është vërejtur se në veturë kanë qenë pesëdhjetëetre (53) palë këpucë të reja, të llojeve të ndryshme për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit,  me urdhër të të cilit  Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘Kontrabandë me mall’. ndërsa malli është sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme