Nora dhe Akil Gjakova ende nuk e kanë përmbushur misionin e tyre në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.
Xhudistët tanë nga ora 10:00 do të mësojnë fatin e tyre, nëse do të mund të kenë shansin që të luftojnë për medalje.
Fillimisht, Nora është vetëm një fitore larg medaljes olimpike, derisa shihet si favorite për ta rrëmbyer atë.
Xhudistja në rrethin tjetër, ku edhe mund të sigurojë medalje olimpike, do të takohet me Tsukasa Jpnyoshidan e Japonisë.
Në anën tjetër, Akili do të tentojë që të fitojë të bronztën përmes represazhit, po ashtu nga ora 10:00 në përballjen me Rustam Orujov i Azerbajxhanit. /Telegrafi/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...