Google ADS

Pas aksidentit tragjik në Kroaci, ministri Aliu ka një paralajmërim për bizneset e transportit të udhëtarëve

00:51 | 26 Korrik 2021
A. B.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi sot në Kroaci.

Përmes një statusi të bërë në Facebook, Aliu tha se ata i pret një punë e madhe për të vendosur rend në sigurinë e trafikut rrugor, e po ashtu në bizneset e transportit të mërgimtarëve, në mënyrë që të shmangim tragjedi të tilla.

Postimi i plotë

Një tragjedi e rëndë sot për të gjithë Kosovën.

Ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Sot bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve tanë.

Neve na pret një punë e madhe për të vendosur rend në sigurinë e trafikut rrugor, e po ashtu në bizneset e transportit të mërgimtarëve në mënyrë që të shmangim tragjedi të tilla./arbresh.info/

Të ngjashme