Google ADS

Drejtori i spitalit në Slavonski Brod: Dy nga të lënduarit janë në Intensiv, katër të tjerë u operuan

22:07 | 25 Korrik 2021
A. B.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në spitalin e Slavonski Brod, Josip Samarxhiç, ka folur për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci.

Sipas tij 42 pasagjerë kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 15 prej tyre me lëndime të rënda.

“Ne i mbajtëm ata në trajtim. 15 prej tyre kanë lëndime të rënda trupore, dhe dy viktima janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv dhe po kryhen të gjitha procedurat e kujdesit intensiv. Katër u operuan. Ne vazhdimisht po monitorojmë situatën, “tha ai në Dnevnik N1.

Ata ofruan ndihmë psikologjike për fëmijët, shton Samarxhiç.

Reklamë
“Ne kemi 15 të mitur, njëri prej të cilëve ka dëmtime serioze”.

Problemi me identifikimin e udhëtarëve është zgjidhur, pasi autoritetet kosovare ne Kroaci u dolën në ndihmë.

“Kemi pasur ndihmë të madhe nga Ministria e Brendshme dhe Ambasada e Kosovës. Ne kemi emrat e njerëzve që janë në spitalin Brod-Posavina “, u shpreh tutje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme