Google ADS

Gjukanoviq me telegram ngushëllimi për kosovarët pas aksidentit

20:16 | 25 Korrik 2021
A Z

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, telegram ngushëllimi për të vdekurit nga aksidenti në Kroaci.

Në telegram thuhet se në këto kohë të vështira ata janë bashkë me popullin e Kosovës.

“Në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emrin tim personal, unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella me rastin e aksidentit të rëndë të trafikut në të cilin 10 pasagjerë u vranë dhe më shumë se 40 persona u plagosën në një autobus me targa të Kosovës në Republikën e Kroacisë”.

“Në këto kohë të vështira, ne jemi së bashku me njerëzit miq të Kosovës. Ju lutemi përcillni ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të plagosurve tragjikisht”, thuhet në telegram.

Të ngjashme