Mbi 300 raste aktive me coronavirus në Maqedoni

19:18 | 25 Korrik 2021
A Z

Dje kishte 292, ndërsa sot 310 raste aktive me coronavirus në vend.

Më shumë ka Shkupi ka 105, ndërsa Tetova 97, Kumanova ka 32 dhe Gostivar 21 raste aktive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156.078, numri i pacientëve të shëruar është 150.276, numri i vdekjeve është 5.489, ndërsa numri i rasteve aktive është 310.

Nga nesër, qytetarët mund të caktojnë vaksinim në shtëpi./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme