Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë ka dal jashtë rrugës afër Slavonski Brod teksa ka shkaktuar vdekjen e një shoferi dhe nëntë pasagjerë.
“Në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emrin tim personal, ju dërgoj ngushëllimet e mia më të thella”, tha fillimisht i pari i shtetit malazez.
“Në këto kohë të vështira, ne jemi së bashku me popullin mik të Kosovës. Ju lutemi përcillni ngushëllimet tuaja më të sinqerta familjeve të të plagosurve tragjikisht, me urimet më të mira për një shërim të shpejtë të të plagosurve”, tha Gjukanoviq.
Ndryshe, autoritetet kroate kanë reaguar duke ofruar ndihmë dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre. /Telegrafi/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...